

Tiranë- Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka dërguar një kërkesë SPAK-ut për të lejuar pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, që do të mbahet në datën 21 nëntor, ditë e premte.
Një grup përfaqësuesish socialistë e kanë firmosur kërkesën drejtuar SPAK, që vjen vetëm pak kohë pasi po ky Këshill vendosi për shkakrimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut, për shkak të mungesës në punë.
Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që rrëzoi vendimin e Këshillit, VKM-në e Qeverisë dhe dekretin e Presidentit, duke rikthyer Veliajn në postin e kryebashkiakut.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






