Transmetuar më 18-11-2025, 22:00

BRUKSEL – Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, komentoi të martën mbi situatën e hetimeve ndaj zv/kryeministres shqiptare Belinda Balluku dhe arratinë e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një intervistë për DW, Kos e cilësoi situatën si normale, duke theksuar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë, madje edhe atyre më të afërt me kryeministrin, janë një proces i zakonshëm që ndodh në çdo vend.

“Për mua është një hap përpara që këto çështje janë zbuluar. Nuk jam e lumtur që dëgjoj raste të tilla, por është e rëndësishme që institucionet anti-korrupsion po bëjnë punën e tyre,” tha Kos, duke shtuar se e njëjta gjë ndodh edhe brenda Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se hetimet dhe veprimet e institucioneve përkatëse, si SPAK, janë shenja se sistemet e drejtësisë dhe institucionet përkatëse janë funksionale dhe të gatshme për të zbuluar shkeljet e ligjit. Marta Kos vuri në dukje gjithashtu se korrupsioni është një fenomen global dhe mund të ndodhë kudo, por e rëndësishme është që çdo vend të ketë mekanizmat e duhur për t’i ndjekur dhe ndëshkuar këto raste.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit