

Roskovec, 18 nëntor 2025 — Një konflikt i çastit në lagjen “15 Tetori” ka përfunduar me një person të plagosur lehtë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 18:30, shtetasi J. R. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku po merr kujdes mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat policore po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






