Transmetuar më 18-11-2025, 20:13

Fier – Një përplasje mes dy personave përfundon me ndërhyrjen e Policisë, por i riu është plagosur dhe i dyshuari arratiset në drejtim të paditur.

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, një debat për motive të dobëta ka degjeneruar në një situatë të pakëndshme mes dy shtetasve.

Gjatë përplasjes, shtetasi J. R. dyshohet se ka lënduar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe shoqërimin e shtetasit J. R.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit