

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën të ditur sot se ka ndaluar një 18 vieçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Noa.al mëson se në këtë rast ndalimi i të riut është bërë me iniciativë, pa u pritur dalja e urdhrit të ndalimit nga Prokuroria e Elbasanit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






