Transmetuar më 18-11-2025, 11:28

Greqi- Ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku u vra dhe u dogj brenda një makine qytetari shqiptar Sulo Halili, po zbardhet gradualisht nga dëshmitë e familjarëve. Halla e viktimës ka treguar detaje të reja rreth marrëdhënieve familjare dhe kërcënimeve që, sipas saj, Sulo kishte marrë para vrasjes.

Sulo Halili ishte i martuar prej katër vitesh me bashkëshorten e tij, Esmeraldën, me të cilën kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë 40 ditësh. Familjarja rrëfen se Esmeralda ka pasur një marrëdhënie të mëparshme, e cila ishte ndërprerë para martesës me Sulon, dhe se ish-partneri i saj ishte nipi i hallës së viktimës.

Sipas dëshmisë, pikërisht daja i ish-partnerit të Esmeraldës kishte kërcënuar Sulon, duke e akuzuar se “i kishte marrë nusen” nipit. Familjarët pohojnë se Sulo kishte marrë mesazhe kërcënuese, përfshirë shprehjen “do të djeg”, por nuk kanë informacion të plotë nëse ai i kishte raportuar këto kërcënime.

Halla e viktimës theksoi se nipi i saj nuk ishte person problematik dhe se ditën e fundit ai kishte njoftuar bashkëshorten se do të largohej për një çështje të lidhur me patentën. Ndërkohë, Esmeralda, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të dobët shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ka dhënë deklarimin e saj në polici dhe nuk ka komunikuar me askënd tjetër nga familja.

Sulo Halili u shpall i zhdukur më 5 nëntor, ndërsa identiteti i trupit të gjetur brenda një automjeti të djegur u konfirmua përmes analizës së ADN-së. Sipas familjarëve, automjeti ku u gjet trupi ishte i vjedhur, ndërsa makina e Sulos u gjet rreth 30 minuta larg vendngjarjes.

Familja ende nuk ka informacione të plota mbi rrethanat e vrasjes dhe është në pritje të rezultatit të hetimeve nga autoritetet greke.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit