Transmetuar më 18-11-2025, 00:17

Një episod i rrallë është regjistruar në Roskovec, ku një 69-vjeçar nga fshati Strum është parë duke shëtitur i veshur si grua, me qëllim që të mos dallohej nga askush.

Banori, i cili kishte detyrim të qëndronte në banesë, ka tentuar të largohet duke u kamufluar me rroba femrash, por gjatë shëtitjes është identifikuar menjëherë.

Pamjet e publikuara tregojnë 69-vjeçarin teksa ecën në rrugët e fshatit, ndërsa tentativa e tij për t’u fshehur ka përfunduar shpejt pasi autoritetet e Fierit e kanë ndaluar dhe e kanë kthyer në banesë për të respektuar masën e caktuar nga gjykata. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit