Transmetuar më 17-11-2025, 18:12

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Seman. Një makinë tip "Benz" ka përplasur një karrocë, e cila si pasojë goditjes ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Nisur nga kjo është plagosur drejtuesi i karrocës.

Ai është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ku dhe ka marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në në cilin ndodhi.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit