Transmetuar më 17-11-2025, 18:10

TIRANË- Partia Demokratike zhvillon mbrëmjen e sotme një protestë para godinës së Kryeministrisë. Nga pamjet në terren shihet se perimetri rreth institucionit është i mbushur me dhjetëra efektivë policie, të cilët janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

Ky është grumbullimi i parë i PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit dhe vjen në një moment kur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, çka sipas demokratëve ka shtuar indinjatën e opozitës ndaj qeverisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit