

VLORA- Një 36-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin bregdetar të Vlorës, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të kryera në lagje të ndryshme të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i arrestuari me inicialet E. Xh. rezulton të ketë kryer tre vjedhje, të cilat në total kapin vlerën e rreth 500 mijë lekëve.
Njoftimi i policisë:
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cashline”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:
E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë në lokalin e një shtetasi; Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke; Më datë 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






