Transmetuar më 17-11-2025, 10:22

Korçë, 17 Nëntor 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në repartin e reanimacionit të spitalit rajonal gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Viktima, i identifikuar si L. Meçollari, ishte dërguar një ditë më parë në urgjencë, pasi ishte gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari kishte konsumuar alkool në sasi të mëdha dhe dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij është përkeqësuar gjatë natës, duke i shkaktuar vdekjen mëngjesin e sotëm.

Mësohet gjithashtu se një muaj më parë, Meçollari kishte tentuar t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij, në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur. Për fat, ai kishte shpëtuar atëherë, por pasojat e konsumit të vazhdueshëm të alkoolit dhe substancave të tjera duket se kanë qenë fatale.

Nga ekzaminimi paraprak, viktima nuk paraqet shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja është shkaktuar nga komplikacionet e lidhura me përdorimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit