Transmetuar më 17-11-2025, 10:03

Bruksel, 17 nëntor 2025

Në ceremoninë zyrtare të çeljes së grupkapitullit të fundit në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përfaqësuesja e BE-së, Marta Kos, dha një mesazh të fortë mbështetjeje për Tiranën.

“Kjo tregon sa lart keni ecur. Çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë, i dashur Edi,” u shpreh Kos, duke iu referuar progresit të rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit. Ajo kujtoi edhe simbolikën e takimit të mëparshëm me Kryeministrin Rama: “Kur u takuam herën e fundit më sollët një dhuratë, një kanoçe Coca-Cola. Për ta kremtuar këtë moment, e kemi kthyer këtë dhuratë në një dhuratë feste.”

Kos e mbylli fjalën me një mesazh urimi dhe humor të lehtë, teksa bashkë me të pranishmit kremtoi me tortë ceremoninë: “Kjo tregon se sa lart keni ecur. Kjo është puna që ne presim të përfundoni, i dashur Edi. Tani le të hamë dhe tortën. Le të festojmë. Urime Shqipëri!”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit