

Bruksel, 17 nëntor 2025
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Bruksel në kuadër të diskutimeve për avancimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në Kapitullin 6. Gjatë takimit, Rama solli një gjest simbolik që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve europianë: një tortë të dekoruar me numrin 6, si shenjë e progresit në procesin negociues.
Me humor, ai u shpreh: “Për ëmbëlsira nuk na surprizoni dot”, duke krijuar një atmosferë miqësore gjatë diskutimeve zyrtare. Gjestet simbolike të Kryeministrit janë kthyer në një traditë gjatë vizitave të tij në Bruksel.
Takimet vijuan me diskutime mbi hapat e ardhshëm të negociatave dhe përputhjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, teksa Shqipëria synon përshpejtimin e procesit të hapjes dhe mbylljes së kapitujve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






