Transmetuar më 17-11-2025, 07:50

GJERMANI- Testimi i raketës bërthamore ruse Burevestnik shihet nga NATO si një kërcënim serioz, për shkak të rrezes së saj praktikisht të pakufizuar dhe aftësisë për manovrim. Një dokument i klasifikuar i Aleancës, të cilin e ka parë gazeta gjermane Die Welt, thekson se sfidat ekzistuese do të përkeqësoheshin edhe më tej nga fuqia e kësaj rakete.

Raketa ka kapacitet për të përshkuar distanca të gjata dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 900 kilometra në orë. Ajo mund të lëshohet nga platforma të lëvizshme dhe, falë sistemeve të avancuara, është në gjendje të shmangë mbrojtjen ajrore të NATO-s.

Reaktori bërthamor i raketës i siguron një rreze veprimi teorikisht të pakufizuar, duke i mundësuar të udhëtojë dhjetëra mijëra kilometra pa nevojën për karburant, të qëndrojë në ajër për periudha të gjata, të ndryshojë kursin dhe të sulmojë objektiva nga çdo drejtim.

Ky zbulim nënvizon mangësitë e Aleancës në përballimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë, veçanërisht atyre me karakteristikë bërthamore. Megjithatë, disa ekspertë shprehin skepticizëm mbi efikasitetin e raketës, duke dyshuar se reaktori bërthamor mund të mos funksionojë sipas parashikimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit