Transmetuar më 16-11-2025, 22:23

Greqi, 16 Nëntor 2025 Jashtë ambienteve të një lokali në Mouzaki është regjistruar një përleshje mes dy grupeve të rinjsh, ku në konflikt janë përfshirë më shumë se dhjetë persona.

Sipas mediave greke, sherri nisi pas një debati mes dy grupeve dhe përshkallëzoi në përdorimin e mjeteve të ftohta. Tre të rinj mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në Qendrën Shëndetësore Mouzaki dhe Pyli.

Policia e Mouzakit ka nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë përdorur thikat, ndërsa po mbledh dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë së zonës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit