Transmetuar më 16-11-2025, 20:50

Nga pikëpamja astrologjike, viti 2025 nuk ka qenë aspak i lehtë. Megjithatë, nëse i përkisni njërës prej tre shenjave të mëposhtme, gjysma e dytë e nëntorit do të jetë shumë e favorshme për ju.

Sipas një videoje të astrologes Matilda Zhuang, “ka disa lëvizje shumë të mira planetare që ju mbështesin”.

Qoftë për marrëdhënie më të mira, përparim në jetë, apo një njohje më të thellë me veten, gjatë gjithë pjesës së mbetur të nëntorit secila prej këtyre shenjave do të përjetojë rritje dhe zhvillim në mënyrën e vet.

Gaforrja

Nëntori i vitit 2025 është një muaj shumë pozitiv për ju. Sipas Zhuang, “e keni nisur muajin të ripërtërirë, duke lënë pas marrëdhënie dhe zakone që nuk ju shërbejnë më ose ju lodhin emocionalisht”. Gjatë gjysmës së dytë të muajit, do të përjetoni një riorganizim të domosdoshëm të jetës së përditshme, që do t’i bëjë gjërat më të lehta për t’u menaxhuar.

Edhe pse ndryshimet mund t’ju trembin në fillim, ato do të jenë baza e suksesit të ardhshëm. Nëntori do t’ju shtyjë drejt krijimtarisë, drejt një “ringritjeje” të imazhit personal dhe drejt një kuptimi më të thellë të asaj pse kohët e fundit ndiheni të bllokuar. Veprimi i menjëhershëm dhe reflektimi do t’ju ndihmojnë të dilni nga kjo fazë e ngecur.

Akrepi

Jeta nuk ka qenë e thjeshtë për ju së fundmi, por fatmirësisht nëntori është shumë i favorshëm. Nëse ka një shenjë që do të jetë në qendër gjatë gjysmës së dytë të muajit, ajo jeni ju.

Sipas astrologes, “marrëdhëniet që nuk ju sjellin më asgjë të mirë do të largohen”, ndërsa ju do të punoni për të forcuar identitetin dhe pavarësinë tuaj. Pas kësaj, jeta do t’ju afrojë me persona që do t’ju mbështesin në zbulimin e asaj kush jeni realisht dhe çfarë përfaqësoni.

Peshqit

Nëse jeni Peshq, nëntori në dy javët e fundit do të jetë po ashtu shumë i mirë për ju. Dy muajt e mëparshëm mund t’ju kenë bërë më të përqendruar dhe më të mprehtë mendërisht. Si rezultat, gjatë gjysmë së dytë të nëntorit pritet t’i kushtoni vëmendje rishikimit të synimeve tuaja dhe asaj që doni të lini pas si trashëgimi.

Edhe pse mund të tingëllojë i qetë ose “i padukshëm” si proces, njerëzit dhe përjetimet e këtij muaji do t’ju afrojnë më shumë qëllimit tuaj të vërtetë në jetë. Nëse po mendoni lëvizje të mëdha profesionale, kjo është koha më e mirë për t’i nisur. /noa.al

@astro.teaa part 1/4 #astrology #astrologytiktok #novemberhoroscope #grandwatertrine #horoscope ♬ original sound – What’s the Astro Teaa?

Për horoskopin ditor, javor e mujor klikoni këtu

Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit