

16 Nëntor, 20250
GREQI- Një punëtor shqiptar në Mytilene të Greqisë, ka humbur jetën gjatë një aksidenti fatla në punë. 45-vjeçari punonte në dy punë për të përballuar koston e jetesës. Paradite ai punonte në një restorant dhe më pas në sektorin e ndërtimit.
Mediat greke shkruajnë se aksidenti nxjerr në pah edhe një herë mangësitë në masat e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës dhe denoncon se politika qeveritare i lë punëtorët të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze. Administrata e Qendrës së Punës Pallesvia, ka bërë thirrje për një tubim në Sheshin Sapphos, në kuadër të këtij rasti. Trupi i viktimës pritet të niset për në vendlindje, ndërsa policia greke po heton më shumë mbi rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






