Transmetuar më 15-11-2025, 22:58

Prishtinë-Pas Shqipërisë, mbrëmje historike edhe për Kosovën që mposhti bindshëm 2 me 0 Slloveninë, duke siguruar “play-off”-in për në Botërorin 2026.

Goli fantastik i Fisnik Asllanit në minutën e 6-të dhe autogoli i çuditshëm i vendasve në minutën e 64-t, çoi peshë zemrat e “Dardanëve”.

Kosova nuk e kishte mposhtur kurrë Slloveninë më parë (1 barazim, 2 humbje),

Kjo fitore e madhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 e vendos skuadrën e Franko Fodës në pozitë të artë për të marrë pjesë në spektaklin e vitit të ardhshëm në Amerikën e Veriut, përpara play-off-eve që do të luhen mars.

Ndërkohë, shpresat e Sllovenisë për pjesëmarrjen në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2010 janë shuar, pasi nuk arritën të fitonin asnjë prej pesë ndeshjeve kualifikuese (3 barazime, 2 humbje). Në ndeshjen e fundit të grupit, Kosova do të përballet me Zvicrën, ndërsa Sllovenia me Suedinë. Duele këto që duket se do të vlejnë sa për statistikë.

Po ashtu edhe takimi i nesërm në Tiranë është statistikë pasi Anglia e ka siguruar pjesëmarrjen dhe luan për prestigj, ndërsa Shqipëria për të zënë një pozicion sa më të favorshëm në ‘play off’.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit