Transmetuar më 15-11-2025, 22:49

Tiranë- Teksa PD ka lajmëruar protestë të hënën, në godinën e jashtme të qeverisë, punonjësit e shërbimit kanë nisur punën për mbrojtjen e saj duke vendosur mbrojtëse hekuri.

Dyert e Kryeministrisë janë blinduar mbrëmjen e kësaj të shtune me veshje metalike.

Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim.

E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”.

Opozita proteston pas zbulimit të aferës 50 mln euro të Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë ku u mor edhe e pandehur nga SPAK, dhe për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit