

SHKODËR- Një 42-vjeçar u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me pesë plumba në automjetin e tij, ndërsa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës është paraqitur E.T., me dëmtime në kokë dhe trup që dyshohet se janë shkaktuar nga sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti, i cili, sipas dyshimeve, ka pasur motive të dobëta. Në hyrje të qytetit të Koplikut, 42-vjeçari është goditur nga disa persona, të cilët gjatë përleshjes kanë qëlluar edhe me armë zjarri.
Njoftimi:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






