Transmetuar më 15-11-2025, 21:28

Shkodër, 15 nëntor 2025 – Një automjet është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i makinës ka tentuar t’i shpëtojë të shtënave, por ka humbur kontrollin, është përplasur me një barrierë dhe ka braktisur mjetin në vendngjarje.

Policia mbërriti menjëherë dhe po heton rrethanat e sulmit të dyshuar. Në pjesën e pasme të automjetit janë konstatuar pesë shenja plumbash, ndërsa janë dëmtuar gomat dhe njëra anë e makinës.

Nga informacionet paraprake nuk raportohen të lënduar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe të autorëve të ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeti në lëvizje është qëlluar me armë zjarri dhe më pas është përplasur pranë një karburanti, ndërsa drejtuesi është larguar nga zona përpara mbërritjes së Policisë.

Njoftimi:

Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë në ecje është qëlluar me armë zjarri.

Me pas mjeti eshte perplasur me nje barriere ne ane te rruges ne afersi te nje karburanti. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit