Transmetuar më 15-11-2025, 15:34

Rrogozhina u trondit sot në mesditë nga një ngjarje e rëndë që ndodhi rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2. Sipas informacioneve paraprake, një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur pa dashje nga një automjet që po kryente një manovër kthimi në rrugën e lagjes.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, dyshohet se gjatë lëvizjes së tij mbrapsht nuk ka vënë re të miturën që ndodhej pranë mjetit, çka ka çuar në përplasjen fatale.

Pak pas ngjarjes, ai është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat, për të marrë deklarimet dhe për të dokumentuar ligjërisht shkaqet e aksidentit.

Hetimet pritet të përcaktojnë me saktësi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe faktorët që çuan në këtë humbje tragjike. /noa.al

Foto arkiv

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit