Transmetuar më 15-11-2025, 13:30

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar. Kryedemokrati ka deklaruar se shqiptarët sot përballen me një “mision historik”: përmbysjen e një regjimi që, sipas tij, mbështetet te shtypja e pluralizmit, krimi dhe vjedhja e qytetarëve.

"Të falënderoj shumë për pyetjen, jam dakord me ju, protestat e zakonshme nuk zgjidhin problemin. Protestat e qëndrueshme dhe masive janë e vetmja rrugë, të cilat do të arkivojnë këtë qeveri. Por ato i ndërmarrin idealistë që vendosin të sakrifikojnë, që janë të bindur se nuk ka një rrugë të dytë, që janë të bindur se janë të thirrur në një mision historik, siç ishin të thirrur studentët në vitin ’90, për të përmbysur diktaturën komuniste, sot shqiptarët janë të thirrur në një mision historik për të përmbysur diktaturën që bazohet në shtypjen e pluralizimit, drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve," tha Berisha

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit