

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Njësisë 3 foli edhe për Kryedemokratin Sali Berisha. Rama theksoi se ai është një emër që nuk e përmend prej shumë vitesh, duke shtuar se merret me të kur ka fushatë dhe se është i detyruar për shkak se janë në një arenë. Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se Berisha ëshë një e keqe e madhe, që nuk i është ndarë vendit.
Rama: Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht. Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht. Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






