Transmetuar më 15-11-2025, 10:02

Tiranë, 15 Nëntor 2025

Muçi Shaljani ka ndërruar jetë pesë ditë pas atentatit të ndodhur më 11 nëntor pranë rrethrrotullimit të Aeroportit të Rinasit. Ai po trajtohej në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pasi u plagos rëndë nga breshëria e plumbave që i mori jetën në vend shokut të tij, Gilmando Dani.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh., i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njoftoi policia.

Dani dhe Shaljani u qëlluan me breshëri kallashnikovi sapo dolën nga rrethimi i aeroportit. Tre autorë të maskuar, që udhëtonin me një automjet, zbritën dhe hapën zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” të bardhë që drejtohej nga Shaljani, i cili prej shtatorit ishte bërë pjesë e AMP-së në një procedurë të kritikuar për shkelje të ligjit.

Autorët u larguan menjëherë pasi u siguruan se shënjestra e tyre, Gilmando Dani, kishte mbetur i vdekur. Më pas, ata dogjën makinën e përdorur në atentat në fshatin Halil, së bashku me armët e zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit