

Kamëz, 15 nëntor 2025 – Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse tronditi bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:20, në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat e rendit dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






