Transmetuar më 15-11-2025, 07:38

ANGLI – Kroacia u bë skuadra e 30-të kombëtare që siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në verën e vitit 2026 në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë. Deri më tani, për Kupën e Botës 2026 janë kualifikuar këto skuadra:

Si organizatore: Kanadaja, Meksika, SHBA-ja.

UEFA: Anglia, Franca, Kroacia

AFC (Azia): Australia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Koreja e Jugut, Japonia, Katari, Arabia Saudite.

CAF (Afrika): Gana, Maroko, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Kepi i Gjelbër, Senegali, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë.

CONMEBOL (Amerika e Jugut): Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Ekuadori, Paraguai, Uruguai.

OFC (Oqeania): Zelanda e Re

Vendet kualifikuese:

AFC: tetë vende direkte + një vend në turneun Play-Off

CAF: nëntë vende direkte + një vend në turneun Play-Off

CONCACAF: gjashtë vende direkte (3 + 3 për bashkëorganizatorët) + dy vende në turneun Play-Off

CONMEBOL: gjashtë vende direkte + një vend në turneun Play-Off

OFC: një vend direkt + një vend në turneun Play-Off

UEFA: 12 vende direkte + 4 vende Play-Off

Shorti

Shorti për grupet e fazës finale të Kupës së Botës do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor 2025, në Qendrën Kennedy në Uashington. Shorti do të fillojë në orën 12:00 sipas orës lokale (18:00 sipas orës locale shqiptare). Ekipet që përfaqësojnë vendet pritëse do të vendosen në grupet A1 (Meksika), B1 (Kanadaja) dhe D1 (SHBA), sipas orarit të ndeshjeve të publikuar vitin e kaluar.

Në total, 42 nga 48 ekipet që do të garojnë në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dihen deri në kohën e shortit, me gjashtë vendet e fundit që do të kualifikohen përmes ndeshjeve play-off në mars të vitit të ardhshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit