Transmetuar më 14-11-2025, 22:17

Armando Broja luajti titullar në ndeshjen ndaj Andorrës, por paraqitja e sulmuesit kuqezi, ashtu si përgjatë gjithë kualifikueseve, ishte zhgënjyese.

Pas suksesit që na dërgoi në Play Off, sulmuesi nuk iu bashkua festës kuqezi, në shenjë dëshpërimi për faktin që nuk po arrin dot të jetë në nivelin e duhur.

Për Brojën ka shkruar së fundmi prestigjiozja britanike “The Sun”,, që thekson faktin se u desh që të shkonte Hysaj për të marrë kështu Brojën.

“Sulmuesi në shok! Ish-ylli i Chelseat, Armando Broja, shpërthen në lot dhe ngushëllohet nga shoku i ekipit pas fitores së madhe të Shqipërisë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit