Transmetuar më 14-11-2025, 20:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kilkisi të Greqisë, ku një kasap 40-vjeçar humbi jetën gjatë punës. Sipas informacioneve, burri i fatkeq preu aksidentalisht arterien femorale, duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë.

Autoritetet thanë se Niko Teodoridi humbi jetën pasi preu aksidentalisht arterien femorale, dhe pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të mjekëve – fillimisht në Spitalin e Kilkisit dhe më pas në “Gennimatas” në Selanik – ai nuk arriti të mbijetonte nga hemorragjia e pakontrollueshme.

"Fillimisht ai u transportua në spitalin e Kilkisit, ndërsa më pas u dërgua në spitalin “Gennimatas” në Selanik, ku mjekët u përpoqën me çdo mënyrë ta mbanin në jetë", thanë zyrtarët.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, 40-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte, raporton noa.al.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit