Transmetuar më 14-11-2025, 20:12

Horror në Rodos: 51-vjeçar shqiptar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me djalin e tij 10-vjeçar

Një çështje e rëndë abuzimi seksual ndaj një fëmije 10-vjeçar në Rodos pritet të gjykohet në Gjykatën e Përzier me Juristë dhe Gjyqtarë të Rajonit të Apelit të Dodekanezit.

I akuzuari është një 51-vjeçar me shtetësi shqiptare, i cili dyshohet se ka kryer akte abuzive ndaj fëmijës së tij brenda ambjentit familjar, nga janari 2021 deri në tetor 2022, kryesisht në momentet kur fëmija lahej.

Hetimi nisi pas raportimeve në shkollë

Autoritetet u vunë në lëvizje në vjeshtën e vitit 2022, pas denoncimeve të bëra nga një punonjëse sociale dhe një psikologe e shkollës, të cilat vunë re sjellje të papërshtatshme të të rriturit ndaj fëmijës dhe kërkuan hetim të mëtejshëm.

Deklarimet e fëmijës

Në dëshmitë e tij, 10-vjeçari përshkroi:

prekjet e përsëritura në organet gjenitale,

situata kur i rrituri hynte në banjë ndërsa fëmija lahej, pavarësisht refuzimit të tij,

puthje mbi rroba në zonën e ndjeshme,

si edhe dy raste të kafshimit në moshë më të vogël.

Dëshmitarë nga familja dhe prova vizuale

Fillimisht, një anëtar i familjes deklaroi se i akuzuari shfaqte “tepri në shfaqje të afeksionit” dhe përmendi foto ku i puthte fëmijës buzët.

Megjithatë, në një deklarim të dytë këtë dëshmi e zbuti, duke u mbështetur te rezultati negativ i ekzaminimit mjekoligjor.

Gjetjet e psikologes

Psikologia që intervistoi të miturin konstatoi se ai:

është në gjendje të tregojë qartë dhe me koherencë çfarë ka përjetuar,

shpreh përmes vizatimeve perspektivën e tij personale për ngjarjet e përditshme,

përfshin në rrëfime edhe situatat ku i akuzuari ndërhynte në momentet e higjienës, pavarësisht kundërshtimit të tij.

Raporti mjekoligjor

Ekzaminimi mjekoligjor i vitit 2022 nuk konstatoi dëmtime në organet gjenitale apo zonën anale, veç disa gërvishtjeve të vjetra që nuk lidhen me denoncimin.

Qëndrimi i mbrojtjes

Avokatët e 51-vjeçarit mohojnë kryerjen e akteve seksuale dhe pretendojnë se kontaktet në fjalë kanë qenë pjesë e kujdesit personal të fëmijës, duke u mbështetur te mungesa e dëmtimeve fizike.

Masat ndaj të akuzuarit

Pas dëshmisë së tij më 18 qershor 2025, gjykata vendosi:

ndalim të daljes nga Greqia,

detyrim paraqitjeje në komisariat,

ndalim afrimi ndaj fëmijës në një rreze prej 200 metrash, deri në gjykimin përfundimtar të çështjes. /përktheu:noa.al

Burimi: dimokratiki.gr

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit