

Elbasan — Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan ka reaguar zyrtarisht duke shprehur mbështetjen e saj institucionale për Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, si edhe për Pastor Akil Panon, pas deklarimeve dhe gjuhës denigruese të bëra së fundmi në media dhe rrjete sociale ndaj tyre.
Në deklaratën për shtyp, Qendra shpreh shqetësim të thellë për nxitjen e gjuhës së urrejtjes kundrejt një përfaqësuesi të klerit dhe një institucioni që, sipas saj, mbron vlerat themelore të familjes, jetës dhe lirisë së besimit. Sipas njoftimit, çdo formë kërcënimi apo diskreditimi publik ndaj klerikëve përbën shkelje të parimeve demokratike dhe të të drejtave themelore të njeriut.
Institucioni u bën thirrje organeve kompetente të monitorojnë situatën me seriozitet dhe të sigurojnë mbrojtjen e dinjitetit dhe të lirisë së shprehjes së përfaqësuesve fetarë në vend.
Në përfundim, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan riafirmon angazhimin e saj për promovimin e paqes, dialogut dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Shqipëri.
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






