Transmetuar më 14-11-2025, 18:19

14 Nëntor, 20250

“Çfarë nuk thuhet e çfarë nuk përflitet, ku 95% e gjërave që qarkullojnë janë të rreme. Është thënë edhe që vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e këtij viti të ri. Bonusi i fundvitit do të jepet siç është dhënë vitin e shkuar duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor sepse është bonus që u shkon pensionistëve. Vitin e ardhshëm nisim nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët dhe rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit paraardhës.

Tjetra që vlen të rishpjegohet marrëdhënia e kësaj rritje me indeksimin. Kjo rritje nuk ka lidhje me indeksimin, nëse indeksimi është bërë në mënyrë të përvitshme, do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të përvitshme. Vetëm indeksimi parashikohet që shifra ta rrijë në 50 mln euro”, tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit