

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të nisë gjatë muajit dhjetor. Data e saktë nuk është bërë ende publike, por njoftimi zyrtar ka mjaftuar që rrjetet sociale të nisin diskutimet dhe spekulimet për formatin dhe konkurrentët e rinj. Një burim i tha noa-s se është fiksuar paraprakisht e shtuna 27 dhjetor si data e nisjes së reality show.
Ende nuk dihet nëse spektakli do të drejtohet sërish nga Ledion Laço apo do të ketë ndryshime, por duket se gjasat për ndryshim janë të pakta.
Për edicionin e ri, prodhimi ende nuk ka zbuluar listën zyrtare të banorëve, por në media dhe platforma online janë përfolur disa emra që mund të jenë pjesë e programit.
Ndër ta renditen: Loré, Hilda Kërtalli, Kleoniki Delijorgji, Roerd Toçe, Kostana Morava, Vitmar Basha, Renee Reffo, Evi Reçi, Argjentina Ramosaj dhe Shqipe Hysenaj. Asnjë prej tyre nuk është konfirmuar.
Produksioni ka intensifikuar përgatitjet dhe përzgjedhjen e konkurrentëve, ndërsa sezoni pritet të mbajë strukturën e njohur të formatit me transmetim 24 orë nën vëzhgimin e kamerave brenda shtëpisë.
“Big Brother VIP Albania 5” vjen pas një interesi të lartë për edicionet e mëparshme, ndërsa këtë vit pritet një numër i madh shikuesish nga Shqipëria dhe diaspora.
Detaje të tjera rreth formatit, moderatorëve apo listës përfundimtare të konkurrentëve pritet të bëhen publike pas pak ditësh. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






