

Konispol, 14 nëntor 2025 – Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e djeshme në qendër të Konispolit, ku një maturant 18-vjeçar dhe kushërira e tij 12-vjeçare mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi nga katër të rinj.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, dy të rinjtë ndodheshin në automjetin e tyre, kur katër persona iu afruan dhe i goditën me mjete të forta, duke shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup. Të dëmtuarit u transportuan menjëherë në spital për ndihmë të specializuar.
Policia e Konispolit ka nisur hetimet dhe ka identifikuar të dyshuarit. Në njoftimin zyrtar, autoritetet bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit N. D. (18 vjeç), F. A. (18 vjeç), O. L. (19 vjeç) dhe një i mitur 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin Shëndëlli. Të rinjtë dyshohet se kanë goditur me mjete të forta 18-vjeçarin dhe kanë dëmtuar edhe automjetin e tij.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një të mitur 17 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






