Transmetuar më 14-11-2025, 13:25

Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Brest të Francës të enjten.

Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit shqiptar Andon Janaqi, 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeç, si edhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas raportimeve, hetuesit po e shqyrtojnë ngjarjen si një vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e të dyshuarit.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve.

Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit