

Specialistët e Policisë së Dibrës, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim një 32-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasjeje në Bulqizë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur A. T., 32 vjeç, u plagos në këmbë pas të shtënave me armë zjarri.
I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet e Komisariatit Bulqizë, dyshohet se konflikti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes palëve.
Autori i dyshuar, H. B., 32 vjeç, banues në Bulqizë, akuzohet për:
“Vrasja e mbetur në tentativë”
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”
Policia po vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprimet e mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






