Transmetuar më 14-11-2025, 12:45

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku një çift me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në banesën e tyre. Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30.

Autoritetet dyshojnë se 36-vjeçari ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 30-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja u zbulua pasi një fqinj raportoi në polici të shtëna armësh nga banesa.

Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa në momentin e ngjarjes njëri prej tyre ndodhej në shkollë. Policia franceze ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie familjare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit