

TIRANË – Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas deklarimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendoi se Gonxhja kishte pasur si truprojë Gilmando Danin. Përmes një reagimi publik, Gonxhja i ka cilësuar deklaratat si të pavërteta dhe ka bërë të ditur se do t’i çojë çështjet në gjykatë.
Në reagimin e tij, Gonxhja tha se nuk e njeh dhe nuk e ka parë kurrë personin në fjalë dhe se emrin e ka mësuar vetëm nga kronikat mediatike. Ai shtoi se edhe më herët Berisha kishte bërë akuza të pabazuara, duke pretenduar se ai financohej nga subjekti në fjalë.
Gonxhja theksoi se tashmë “çdo element i akuzës publike” do të duhet të provohet në gjykatë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






