Transmetuar më 14-11-2025, 09:16

Bruklin, New York– Burim Havolli, 41-vjeç, një mbikëqyrës pallati me origjinë nga Kosova, humbi tragjikisht jetën në Brooklyn të Nju Jorkut pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e ndërtesës ku ai punonte.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, në zonën Flatbush.

Policia u njoftua menjëherë dhe gjeti Havollin të plagosur rëndë në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku fillimisht ndodhej në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Sipas fqinjëve, Havolli u sulmua teksa po përpiqej të ndalonte grabitësin e pakove.

I dyshuari kishte bllokuar rrugën me një skuter dhe iu kërkua ta hiqte, por ai refuzoi. mes Havollit dhe të riut nisi një debat. Ndërsa i riu po tentonte të largohej, 41-vjeçari shqiptar e mbajti duke i thënë se duhet të presësh policinë. Por më pas situata agravoi pasi i dyhuari si hajdut tentoi të ikte me forcë. Madje ai e qëlloi në kokë me celular Burimin. Pas ngjarjes shqiptari ka shkuar të bëjë një dush, por ka humbur ndjenjat dhe më tej edhe jetën.

Banorët e zonës shprehën tronditjen e tyre, duke thënë se ai ishte shumë i respektuar në ndërtesë dhe se siguria në lagje është përkeqësuar vitet e fundit.

Burim Havolli ishte baba i tre fëmijëve dhe jetonte në Brooklyn prej më shumë se 15 vitesh, pasi kishte ikur nga lufta në Kosovë. Familjarët e tij kanë njoftuar gjithashtu se varrimi do të kryhet në Kosovë.

Policia ka marrë një person në pyetje në lidhje me ngjarjen, por deri tani nuk janë ngritur akuza.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të sulmit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit