

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shfaq shumë i lumtur, pas fitores minimale dhe historike ndaj Moldavisë.
Tekniku kuqezi u shpreh pas ndeshjes se është krenar për lojtarët dhe për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Në lidhje me zëvendësimet, Silvinjo nuk i kurseu vlerësimet për Bajramin dhe Uzunin, duke shtuar se nuk i intereson se çfarë ndodh në klubet e lojtarëve.
“Ia dolëm! Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Jam krenar edhe për 9 milionë shqiptarët që mund të jenë kudo.
E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Është një fushë e vështirë. Anglia arriti t’iu shënojë vetëm një gol. Jemi krenarë për skuadrën. Është hera e dytë që sigurojmë kualifikimin para ndeshjes së fundit.
Është hera e parë që Andorra luan me skemën 4-4-2. I kam parë edhe lojtarët brenda. Ne jemi një. Vendimin për zëvendësimin e mora në pushim. Fola me Bajramin. Është një fantazist. Është golashënuesi më i mirë që kemi aktualisht. Nuk më intereson se çfarë ndodh te klubi. I heq kapelën edhe Uzunit. Më vjen për Pajazitin dhe Caken, por e tillë ishte situata.
Jemi duke bërë një punë shumë të mirë si staf. Kam zgjedhur të jetoj në Shqipëri, ashtu si Doriva dhe Zabaleta. Kemi humbur vetëm një ndeshje në këto kualifikuese”, deklaroi Silvinjo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






