Transmetuar më 14-11-2025, 07:59

ITALI – Ndeshja e fundit e Grupit I të kualifikueseve për Botërorin 2026 do të luhet të dielën, dhe Italia gjendet përballë një detyre pothuajse të pamundur.

Për të marrë vendin e parë në grup, skuadra e Gattusos duhet të fitojë ndaj Norvegjisë me të paktën 9 gola diferencë. Vetëm një rezultat i tillë do t’i garantojë “Azzurrëve” kualifikimin direkt për në Botëror.

Nëse Italia nuk arrin të sigurojë këtë diferencë, atëherë Norvegjia kualifikohet direkt, ndërsa 4-herë kampionët e Botës do të detyrohen të kalojnë në play-off, një skenar i rrezikshëm që rikthen presionin e viteve të fundit për Italinë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit