Transmetuar më 13-11-2025, 20:16

Kushërinjtë kapen me dërgesë të dyshimtë që vinte nga Spanja

Tiranë, 13 nëntor 2025

Policia e Tiranës ka sekuestruar në zonën e Institutit një sasi prej 2.2 kilogramësh kokainë, duke vënë në pranga dy persona, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas hetimeve paraprake, dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shpërndanin në zonën e Freskut. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ata kanë tentuar të largohen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në zonën e Institutit.

Paraprakisht dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit