Transmetuar më 13-11-2025, 16:11

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se një tjetër takim është përcaktuar për të nisur punimet për krijimin e një forumi ku do të përfaqësohen ndërmarrje të sistemit prodhues.

Meloni tha se takimi mes dy qeverive është që marr¡dhënia e "jashtëzakonshme" mes dy vendeve. Gjatë takimit janë firmosur 16 marrëveshje të përbashkëta, ndonëse përmbajtja e tyre nuk është bërë ende publike.

“Është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji. Është e qartë ne dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë të tilla, konstante që shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë tonë plenare me 20 ministra duke folur të gjithë në italisht pa pasur nevojën e përkthimit.

Ajo që duam të bëjmë, është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar më shumë. Italia është partneriteti i parë tregtar i Shqipërisë. Qëllimi ynë është që ti japim më shumë thellësi, që ti vendosim marrëdhëniet tona në një plan më të thellë. Me kryeministrin Rama kemi lënë një tjetër takim, atë të krimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri ndërmarrje që përfaqësojë sistemim prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet, investimet në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar tek korridori i 8.

Ajo rrugë që vjen nga Puglia duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar me tej në Maqedoni dhe Bullgari. Kjo domethënë të sigurosh më shumë mirëqënie e zhvillim jo vetëm për Italianë por në mbarë Evropë”, tha Meloni.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit