

ROMË- Marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë janë nënshkruar ditën e sotme. Marrëveshjet e bashkëpunimit përfshijnë sektorë si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni dhe të tjera.
Marrëveshjet e nënshkruara:
-Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit -Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme -Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional -Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal -Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë -Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive -Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare -Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






