Transmetuar më 13-11-2025, 14:02

13 Nëntor 2025, 13:34

Duke filluar nga shtatori 2026, kurrikulat e klasave I, VI dhe X do të përditësohen në kuadër të “modernizimit të arsimit shqiptar”. Fokus i veçantë do të jetë zhvillimi i aftësive digjitale, kodimi dhe inteligjenca artificiale, përgatitje kjo për profesionet e së ardhmes.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka parashikuar një ndryshim të gjerë të teksteve shkollore, si pjesë e përditësimeve në Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar. Zbatimi i plotë i kurrikulave të reja pritet të përfundojë deri në vitin 2029, duke u bërë gradualisht për të garantuar përgatitje të duhur në çdo fazë.

Përditësimet do të përqendrohen gjithashtu tek zhvillimi i të menduarit kritik, aftësive krijuese dhe zgjidhjes së problemeve, përmes platformave interaktive, projekteve dhe simulimeve. Laboratorët “Smart” do të ofrojnë një hapësirë praktike për të ushtruar aftësitë digjitale.

Një plan i posaçëm trajnimi për mësuesit do të sigurojë njohuritë e nevojshme për zbatimin efektiv të programeve të reja kurrikulare, përmes seminareve, workshop-eve dhe trajnimeve të specializuara.

Ministria ka marrë në konsideratë përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në përditësimin e kurrikulave, duke përfshirë shembuj nga Oxford, Cambridge dhe Pearson, dhe ka adaptuar materialet për kontekstin shqiptar. Ndryshimi pritet të ketë edhe një kosto financiare të konsiderueshme, por konsiderohet një investim strategjik në cilësinë e arsimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit