

Breshëria e plumbave në ekzekutimin e Glimando Danit mesditën e 12 nëntorit kanë prekur edhe makinën tip “Passat” të një qytetari që ishte i parkuar aty pranë.
Sipas deputetit demokrat Besart Xhaferit, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.
“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi për Euronews.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






