Transmetuar më 13-11-2025, 09:22

Operacioni “Saga” në Tiranë – kapet 37-vjeçari që vodhi 12 milionë lekë në banesë; i dënuar më parë në Greqi për të njëjtin krim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Saga”, pas hetimeve intensive për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera në kryeqytet. Si rezultat, është identifikuar dhe arrestuar një 37-vjeçar, i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për të njëjtën veprimtari kriminale.

I arrestuari, N. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se:

më 8 nëntor 2025 vodhi 12 milionë lekë në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;

më 19 tetor 2025, kreu një vjedhje me thyerje në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke marrë produkte me vlerë rreth 50 mijë lekë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi:

një send të fortë, që 37-vjeçari e përdorte për thyerjen e dyerve dhe hyrjen me forcë në ambiente;

veshje që i kishte përdorur gjatë vjedhjeve;

sasi lënde narkotike Cannabis, që e mbante në kundërshtim me ligjin.

Policia po punon për të verifikuar nëse i arrestuari ka kryer vjedhje të tjera, pasi dyshohet se mund të jetë i përfshirë në disa raste të pazbardhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit