Transmetuar më 12-11-2025, 22:43

Riad, 12 nëntor 2025 – Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha është renditur në vendin e katërt në Lojërat e Solidaritetit Islamik që po zhvillohen në Riad të Arabisë Saudite, duke bërë një paraqitje shumë dinjitoze në kategorinë deri në 94 kilogramë, një nga më të vështirat e garës.

Në shkëputje, sportisti kuqezi realizoi dy prova të suksesshme me 157 dhe 161 kilogramë, ndërsa nuk ia doli në tentativën e tretë me 165 kilogramë. Në shtytje, Kofsha nisi me 185 kilogramë, vazhdoi me 190 dhe tentoi pa sukses 195 kilogramë në provën përmbyllëse.

Në totalin e dygarëshit, shqiptari mbylli garën me 351 kilogramë, duke u pozicionuar menjëherë pas zonës së medaljeve dhe duke lënë përshtypje të shkëlqyera për formën dhe teknikën e treguar.

Ndërkohë, në kategorinë e femrave për të reja, peshëngritësja Enkileda Carja arriti dy medalje argjendi dhe vendosi një rekord botëror për grupmoshën e saj, duke bërë që flamuri kuqezi të ngrihet lart në skenën ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit