Transmetuar më 12-11-2025, 20:46

Vlorë, 12 nëntor 2025

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Levan. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës, duke lënë të plagosur pesë persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Bestrovë. Sipas dëshmitarëve, automjeti po lëvizte me shpejtësi kur drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe shërbimet e policisë.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit