Transmetuar më 12-11-2025, 17:31

ANDORA – Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e sotme në Andorr ku mbërmjen e nesërme do të zhvillojë ndeshjen ndaj vendasve, një përballje shumë e rëndësishm për kuqezinjtë pasi na jep një shan të mirë për të mbjtur vendin e dytë në grup deri në mbyllje të këtyre eliminatoreve që përkthehet me një vend në play-off. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes dhe stërvitjes së fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, trajneri Sylvinho foli në konferencën për shtyp ku ishte sëbashku me kapitenin Berat Gjimshiti.

"Janë dy ndeshje të ndryshme dhe trajneri i Andorrës e njesh shume mire ekipin, jane nje ekip që pëson maksimumi dy gola dhe këtë e kemi parë në ndeshjet me kundërashtarët e tjetë. Edhe në Tiranë deri sa shënuam golin e dytë nuk ishim shumë të qetë. Unë shpresoj që t’ja dalim" – tha Sylvinho.

PLAY-OFF: Ne po rritemi si skuadër por ndërkohë që ne rritemi rriten edhe të tjerët. Kur luan jashtë është pak më e vështirë dhe ne brenda kemi rezultate më të mira, ne jemi shumë afër kualifikimit dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë gjë dhe nesër të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë."

NDRYSHIMET – Ekipi do të jetë i njëjtë sa i përket shpirtit të garës, ashtu si I kemi nisur ndeshjet eliminatore me Anglinë. Sigurisht që do të ketë ndryshime në prështatshmëri me kundërshtarin që kemi përballë. Ne kemi krijuar një ekip të ekuilibruar, pësojmë pak dhe ruajm qetësinë dhe në këtë formë mund të shkojmë drejt golit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit